Charlize Theron flet për aksidentin e tmerrshëm

15/04/2017 00:00

Charlize Theron ka folur për incidentin e tmerrshëm, nga i cili thuajse u paralizua. Aktorja 41-vjeçare, ishte në xhirimet e filmit “Aeon Flux” në 2005, kur ajo u rrëzua dhe përjetoi një dhimbje të tmerrshme në qafë.

Aktorja ka përshkruar rrëzimin e tmerrshëm në një intervistë të dhënë për “News.com.au”, ditën e premte, duke thënë: “Isha vetëm pak centimetra larg nga të mbeturit e paralizuar për gjithë jetën time”.

Charlize është rrëzuar duke dëmtuar qafën e saj në xhirimet e filmit aksion, një situatë të cilën ajo e konsideron një aksident të tmerrshëm.

“8 vite dhimbje, ku nuk shpëtoja dot nga spazmat dhe dëmtimi i nervave. Përfundova duke bërë një ndërhyrje në qafë 4 vite më parë”, thotë aktorja.

Ajo ka shtuar më tej se tashmë është një gjendje të mirë shëndetësore, por që prej asaj kohe nuk ka pranuar role të tilla.

Top Channel