“Hollywood” prezanton “arsenalin” e verës

13/04/2017 00:00

Sezoni veror i “Hollywood”-it nis më 5 maj, me serinë e dytë të “Guardians of the Galaxy”, që pason episodin origjinal të shfaqur në vitin 2014.

Një javë më vonë, “Warner Bros” prezanton “King Arthur: Legend of the Sword”, duke e sjellë përrallën që nuk njeh moshë në ekranin e bardhë, me aktorin Charlie Hunnam dhe drejtuar nga Guy Ritchie.

Më 19 maj, “Alien: Covenant” shpreson të mbledhë fansat e serisë në kinema. Në këtë seri, njerëzit gjejnë një botë të re dhe më pas duhet të largohen shpejt prej saj.

Johnny Depp kthehet në serinë e pestë të “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, ku Jack Sparrow kërkon një artifakt të quajtur “Tridenti i Poseidonit”, në mënyrë që të mundë armiqtë e tij. Filmi do të shfaqet më 26 maj.

“Baywatch” vjen në ekranin e madh të njëjtën fundjavë, duke pasur si yje të komedisë aksion Dwayne “The Rock” Johnson dhe Zac Effron.

“Warner Bros” shpreson të mbledhë parà edhe duke sjellë “Wonder Woman” në ekranin e madh në qershor. Superheroina femër, e luajtur nga aktorja izraelite Gal Gadot, shpreson të përdorë fuqitë e saj për t’i dhënë fund Luftës së Parë Botërore në këtë film aksion-fantazi.

Tom Cruise dhe Russell Crowe do të vijnë me “The Mummy” në thrillerin aksion-fantazi, ku një princeshë e lashtë zgjohet për të shkaktuar kaos në kohët moderne.

Po në qershor, “Disney Pixar” sjell në kinema episodin e tretë të serisë së animuar “Cars 3”.

Mark Wahlberg shfaqet në serinë e pestë të “Transformers: The Last Knight”, që do të shfaqet nëpër kinema më 26 qershor, duke vendosur përsëri në luftë me njëri-tjetrin njerëzit dhe transformuesit.

Steve Carell kthehet si Gru në filmin “Despicable Me 3”. Kompania “Universal” shpreson që komedia e animuar të jetë edhe më e pëlqyer se paraardhëset e saj.

Edhe “Spider-Man: Homecoming” kthehet në ekranin e madh në korrik dhe sjell Peter Parker në gjimnaz, kur përpiqej të pajtohej me të qënit një superhero.

Të tjerë filma që do të shfaqen gjatë verës do të jenë edhe episodi më i fundit i serisë “War for the Planet of the Apes”, drama historike “Dunkirk”, komedia e animuar 3D “The Emoji Movie”, etj.

Ndërkohë që Charlize Theron, vjen si një agjente e “MI6” në dramën spiunazh “Atomic Blonde”, ku do të përpiqet të zbardhë vrasjen e një kolegu gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, në Berlin.

Top Channel