Allegri entuziast: Ndeshje e madhe

11/04/2017 00:00

Mjaft i lumtur dhe entuziast është dukur trajneri i Juventusit, massimiliano Allegri, pas ndeshjes që ekipi i tij fitoi me rezultatin e pastër 3-0, ndaj Barcelonës.

“Nuk duhet të frenojmë entuziazmin. të gjithë jemi koshientë që djemtë sot zhvilluan një ndeshje të madhe, si në mbrojtje , edhe në sulm. Por ky është vetëm hapi i parë, sepse në “Camp Nou” do të jetë një sfidë tjetër”, tha trajneri i Juves.

Allegri vlerësoi edhe paraqitjen mjaft të mirë të Dybalës, por duke theksuar së merita ishte e të gjithë ekipit, që zhvilloi një ndeshje perfekte.

Trajneri i Juventusit vlerëson si shumë të rëndësishme edhe ndeshjen tjetër, pavarsisht rezultatit të sotëm.

“Barcelona është një skuadër që nuk mund t’i zihet besë, ndaj duhet të luajmë edhe ndeshjen e kthimit, me të njëjtin përqëndrim dhe impenjim. Do të kërkojmë të bëjmë gol edhe në “Camp Nou”. Nuk më përlqen të llogarit se sa shanse kemi për kualifikim, por thjesht dua të komplimentoj edhe një herë djemtë për paraqitjen e dhuruar sot”, tha Allegri pas ndeshjes.

Top Channel