FSHF merr kompleksin “Dinamo”

11/04/2017 00:00

Federata Shqiptare e Futbollit merr në administrim kompleksin sportiv “Dinamo” në kryeqytet, pas një vendimi të Këshillit të Ministrave që i jep të drejtën FSHF-së  të ketë tashmë godinën kryesore dhe truallin e kompleksit, aktualisht në përdorim të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve.

Në vendimin e qeverisë të miratuar në 5 prill, zyrtarizohet kalimi në përgjegjësi nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të pronës shtetërore me emërtimin “Klubi Sportiv Dinamo”, aktualisht në pronësi të Bashkisë Tiranë, drejt dhënies në përdorim Federatës Shqiptare të Futbollit, me qëllim ndërtimin e kompleksit të zyrave për ushtrimin e funksioneve të saj.

Zyrat e reja të FSHF-së do të ngrihen në krah të “Tirana Olimpik Park”.

Top Channel