“Derbi” Shqipëri-Kosovë, lojtarët e zgjedhin vet flamurin

06/04/2017 00:00

Zëvendëstrajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll premtoi se do të respektohet marrëveshja me Federatën Shqiptare të Futbollit për të lënë lojtarët, pa presion, të vendosin se cilin ekip do të përfaqësojnë.

Muharrem Sahiti ishte i pranishëm në ndeshjen e femrave mes skuadrave shqipfolëse, aty ku ishin mëse të qarta ndryshimet e përfaqësueses.

Zv.trajneri i Kosovës premtoi prurje të reja për ndeshjen e radhës kualifikuese të Botërorin 2018, edhe pse rregullat e FIFA-s i kanë sjellë probleme me lojtarët e lindur jashtë dhe ata që janë aktivizuar në ekipe të tjera.

Sfida e radhës e Kosovës në kualifikueset për Botërorin 2018 do të jetë kundër Turqisë.

Top Channel