Sulmi në Shën Pjetërburg, autori kamikaz pa dashje?

06/04/2017 00:00

Hetuesit rusë po ekzaminojnë versionin sipas të cilit Akbarzhon Jalilov, i dyshuari si autor në atentatin në metronë e Shën Pjetërburgut, nuk kishte ndërmend të hidhej në erë.

Përkundrazi, dyshojnë hetuesit, ai është kthyer në një kamikaz nga bashkëpunëtorët e tij, pa qenë në dijeni.

“Shumë indicje tregojnë se ai duhej vetëm të vendoste bombat, të cilat janë aktivizuar më pas përmes një telefonate”, ka deklaruar një burim zyrtar për agjencinë “Interfax”.

Gjithashtu, në kuadër të aktivitetit të tyre hetuesit kanë identifikuar disa qytetarë të republikave të Azisë Qendrore që kishin pasur kontakte me Jalilov.

Sipas Komitetit Hetimor Rus, gjatë kontrollit të apartamentit ku jetonin këta persona janë gjetur një bombë artizanale, që është çaktivizuar, si dhe objekte të rëndësishme për hetimet, që janë sekuestruar dhe po ekzaminohen.

Top Channel