Mel B ka kërkuar urdhër mbrojtje kundër bashkëshortit të saj Stephen Belafonte, duke e akuzuar se e ka rrahur dhe ka lënë shtatzënë dadon, si dhe abuzimet gjatë martesës 10-vjeçare.

Ish ylli i Spice Girls, tashmë 41 vjeçe, ka bërë një deklaratë tronditëse në gjyq, që e detyron Stephen të qëndrojë larg saj dhe tre fëmijëve.

Sipas TMZ abuzimet kanë qënë të shumta, ku Belafonte e ka goditur, e ka mbytur, dhe e ka rrëzuar në tokë.

Mel, e cila nisi procedurat e divorcit muajin e kaluar, pretendon dhunë fizike dhe psikologjike që në vitin e parë të martesës së tyre, në 2007. Madje në dokumenta ajo akuzon Stephen se e ka detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale me të dhe një femër tjetër çfarëdo.

Madje ai ka shkuar më tej duke e filmuar, dhe duke e kërcënuar herë pas here se do ia publikojë videot. Por Stephen ka mohuar të gjitha këto akuza.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel