Ndëshkimi i Lionel Messit me 4 ndeshje pezullim për fyerje ndaj arbitrit anësor në ndeshjen mes Argjentinës dhe Kilit, ka sjellë reagimin jo vetëm të Federatës Argjentinase të Futbollit, por edhe të Barcelonës.
Ndërsa drejtuesit e qeverisë së futbollit argjentinas vendosën të apelojnë këtë vendim të FIFA, klubi katalanas ka shprehur qartë indinjatën e tij nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e tij të internetit.
Sipas kampionëve të Spanjës, ky dënim i FIFA ishte i tepërt për një futbollist që gjithnjë ka qenë një shembull për sjelljen e tij jashtë fushës së lojës.
Ai që i kundërvihet klubit katalanas dhe bashkëkombësit të tij është pikërisht Diego Armando Maradona, një personazh që ka qenë gjithnjë në polemika me FIFA.
Sipas El Pibe De Oros, vendimi i marrë nga FIFA është mëse i drejtë pasi të gjithë e panë që Messi lëshoi fjalë fyese në drejtim të arbitrit anësor të ndeshjes.
Top Channel