Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka anuluar vizitën që do të zhvillonte në Kosovë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale serbe.

Vendimin për të anuluar vizitën e parashikuar për të mërkurën në veri të Kosovës, kryeminsitri serb e motivon me kushtëzimet e bëra nga Qeveria e Prishtinës.

Në një prononcim për televizionin shtetëror serb “RTS”, Vuçiç tha se nuk do të lejonte në asnjë lloj mënyre presionin dhe cirkun e autoriteteve kosovare.

Vuçiç kishte parashikuar të vizitonte kompleksin e Trepçës, përpara se të mbante një tubim elektoral në Leposaviç. Qeveria e Kosovës vendosi ta lejonte këtë vizitë, por vetëm për 3 ore.

Top Channel