Shitja e KF Elbasanit pranë dështimit, Përmbarimi bllokon aksionet

23/03/2017 00:00

Procesi i shitjes se aksioneve të KF Elbasani është bllokuar dhe është pranë dështimit.

Shkaku është bllokimi i aksioneve nga ana e përmbaruesve gjë që nuk lejon zbatimin e marrëveshjes së blerjes midis investitorëve të huaj dhe aksionerëve.

Megjithëse me shitjen e aksioneve të klubit do të krijohen kushtet edhe për shlyerjen e detyrimeve të vjetra, por ish-lojtarët Mardi Kacollja dhe Irakli Toçi nuk kanë pranuar asnjë kompromis.

Kjo situate rrezikon shume skuadrën shpresa e të cilës për të qëndruar në Kategorinë e Parë është e lidhur me përfundimin sa më parë të shitjes së klubit që do zgjidhte problemet me pagesat e lojtarëve dhe detyrimet e vjetra të pashlyera të klubit.

Top Channel