Kush është atentatori i Londrës? Scotland Yard në ethe

22/03/2017 00:00

Është Abu Izzadeen, një britanik me origjinë xhamajkane që prej 15 vjetësh është në krye të listës së personave më të rrezikshëm të Mbretërisë së Bashkuar, identiteti i dyshuar i autorit të sulmit ndaj Parlamentit britanik këtë të mërkurë në Londër.

Nëse identiteti i tij konfirmohet, për policinë dhe shërbimet sekrete britanike do të jetë një goditje e rëndë.

Abu Izzadeen, i njohur edhe me emrin e lindjes Trevor Brooks, i përket pjesës radikale të grupit të krijuar dhe strukturuar përreth xhamisë së zonës Finsbury Park në Londër, ku bënin pjesë edhe autorët e atentateve të korrikut 2005 në metronë e kryeqytetit britanik.

Bëhet fjalë për një grup që ka lindur me nismën e Omar Bakri dhe Anjem Choudary, dy persona që për vite të tërë i kanë bërë lobing Al Kaedës në Europë dhe që për këtë arsye ndodhen të mbyllur njëri në një burg libanez dhe tjetri në një britanik.

Avokati i Brooks ka përgënjeshtruar zërat që klienti i tij të jetë përgjegjës për sulmin. “Është ende në burg”, ka thënë ai. Sido që të jetë, për të pasur një përgjigje më të saktë do të duhet të pritet versioni zyrtar i Scotland Yard.

Top Channel