“Haja vetëm një copë picë në ditë”

22/03/2017 00:00

Sot është e suksesshme dhe shumë e pasur, por Jennifer Lopez nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Këngëtarja dhe aktorja 47-vjeçare, e cila përpara se të hynte në Hollivud ka punuar si balerinë për vite me radhë, ka treguar se nuk ka pasur të hante në fillim të viteve ‘90.

“Mbaj mend që nuk fitoja shumë dhe haja vetëm një copë picë në ditë kur isha balerinë. Kështu kam jetuar për dy vite, përpara se të merrja punën e parë të madhe”, tha Jennifer Lopez.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel