Tenis, Wawrinka e Thiem kalojnë në 1/8 e Indian Wells

14/03/2017 00:00

Stanislav Wawrinka dhe Dominic Thiem janë dy prej tenistëve të kualifikuar për në 1/8 e finaleve të Turneut Masters të Indian Wells. Tenisti zviceran  mundi në ndeshjen e tij Kohlschreiber me rezultatin 2-0.

Wawrinka e fitoi setin e parë 7-5, ndërkohë që në të dytin duket se e pati më të lehtë teksa e fitoi këtë fraksion 6-3.

Kundërshtari i radhës i Wawrinkës do të jetë japonezi Nishioka, i cili befasoi Tomas Berdych duke e mundur me rezultatin 2-1. Berdych fitoi me lehtësi setin e parë 6-1, por Nishioka përmbysi gjithçka duke fituar 2 të tjerët 7-6;6-4.

Dominic Thiem preu biletën për në 1/8 e finaleve të Indian Wells pasi mposhti tenistin gjerman Mischa Zverev me rezultatin 2-0. Ishte një ndeshje e dominuar nga Austriaku që i mbylli setet 6-1; 6-4.

Vazhdon rrugëtimin e tij në këtë turne edhe Gawl Monfils që eliminoi amerikanin John Isner 2-0. Francezi e kishte në kontrollin e tij të gjithë ndeshjen dhe i fitoi setet me rezultatin 6-2;6-4 dhe në 1/8 e finaleve të turneut do të përballet pikërisht me Dominic Thiem.

Top Channel