Milani mposht Chievo-n, Europa më afër

04/03/2017 00:00

Milani mundi Chievo-n 3-1 në një ndeshjet që pati si protagonist Carlos Bacca-n. Kolumbiani shënoi 2 nga 3 golat e kuqezinjve, por humbi edhe një 11 metërsh.

Pavarësisht rezultatit, për Milanin nuk rezultoi aspak e lehtë fitorja, e cila u bë e vështirë pas humbjes së 11-metërshit në fundin e pjesës së parë nga kolumbiani, kur rezultati ishte 1-1.

Megjithatë, për ta zgjidhur këtë takim mendoi pikërisht sulmuesi kolumbian që shënoi golin e avantazhin në minutën e 70.

Lapadula ishte autori i golit tjetër të Milanit, ndërkohë që golin e vetëm për Chievo-n e shënoi De Guzman.

Një fitore mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë, pasi i fut ata në zonën e Europës, por bën që të shkojnë me një moral të ngritur në ndeshjen e radhës në Torino ndaj kampionëve të Juventusit.

Top Channel