Man. United ndalet nga Bournemouth, Ibra humbet penallti

04/03/2017 00:00

Edhe pse arriti të gjejë golin në minutën e 23 të pjesës së parë me argjentinasin Rojo, Manchester United nuk ka mundur të marrë pikët e plota në “Old Trafford” në ndeshjen e javës së 27 në Premier League.

Miqtë e Bournemouth fituan një penallti në minutën e 40 dhe King nuk gaboi duke barazuar rezultatin në 1-1, i cili mbeti i pandryshuar deri në fundin e këtij takimi.

Në pjesën e dytë, ekipi i Mourinho-s i bëri të gjitha përpjekjet për të gjetur golin e fitores. Por nëse deri tani ka qenë vendimtar me golat e shënuar, për Zlatan Ibrahimovic rezultoi e kundërta në këtë ndeshje. Suedezi i pati të gjitha mundësitë të shënonte një gol me vlerën e tre pikëve në minutën e 72, por gaboi nga pika e 11-metërshit.

Me këtë barazim, United mbetet në vendin e 6 me 49 pikë.

Top Channel