Bale me të kuq, Uellsi “fërkon duart”

03/03/2017 00:00

Ndëshkimi me karton të kuq i Gareth Bale në ndeshjen mes Reralit të Madridit dhe Las Palmas duket sa rezultuar një lajm i mirë për përfqësuesen e Uellsit.

Kjo e fundit ka arritur deri aty sa të dëshirojë një ndëshkim me 3 ndeshje pezullim për Bale, diçka që ka shumë gjasa të ndodhë duke parë edhe arsyen se përse futbollisti u ndëshkua.

Sipas Nenin 132 pika 2 e Komisionit të Disiplinës në Federatën Spanjolle të futbollit,  një lojtar mund të pezullohet 3 ndeshje për veprim antisportiv.

Arsyeja që Uellsi e dëshiron një dënim të tillë për Gareth Bale është se ai i jep mundësinë sulmuesit të evitojëndionjë dëmtim të mundshëm në prag të sfidës së rëndësishme për Eliminatoret e Botërorit 2018 që kjo përfaqësuese do të luajë ndaj Irlandës në 24 mars.

Por në Uells nuk marrin parasysh diçka; që Bale edhe nëse do të dënohet me 3 ndeshje pezullim, mesjavën e ardhshme do të jetë sërish në fushë për të luajtur sfidën e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Napolit.

Top Channel