Gjermani, arrestohen dy sirianë. Njëri i akuzuar për krime lufte

02/03/2017 00:00

Autoritet gjermane kanë arrestuar dy sirianë, të cilët janë anëtare të grupit ekstremist Nusra Front. Njëri prej tyre është i akuzuar për krime lufte, i përfshirë në vrasjen e dhjetëra civilëve.

Zyra e prokurorisë federale thotë në një deklaratë se Abdalfatah H. A., 35 vjeç ka kryer krime lufte pasi ka vrarë 36 punonjës të qeverisë siriane bashkë me njësinë e tij Nusra, në mars të 2013. Në deklaratë thuhet se kishte kryer dënime të quajtura “në emër të Sheriatit”.

Ndërsa Abdulrahman A. A., 26 vjeç i përket të njëjtës njësi me Abdalfatah, dhe të dy kanë qënë në një betejë të armatosur ndaj trupave të qeverisë siriane, përfshi edhe marrjen e një depoje të madhe armësh në Mahin, në nëntor të 2013.

Të dy personat u arrestuan në Dysledorf dhe Giessen në apartamentet e tyre.

Top Channel