Kombëtarja e femrave, fitore me përmbysje me Malin e Zi

28/02/2017 00:00

Kombëtarja e Femrave dhuron spektakël në ndeshjen miqësore me Malin e Zi. Në “Elbasan Arena” u pa një ndeshje e “çmendur” nga e cila fituese doli skuadra e drejtuar nga Armir Grima.

Në pjesën e parë, Kombëtarja u pa e gjunjëzuar përballe malazezeve që shume shpejt e pa veten në avantazh të dyfishtë. Në minutën e 4 Armisa Kuç zhbllokoi rezultatin për Malin e Zi, ndërkohë që Bojat shënoi golin e dytë për këtë skuadër.

Reagimi futbollisteve shqiptare u pa në 45 minutat e dyta kur ndryshuan situatën e takimit. Suada Jashari në minutën e 54 shkurtoi diferencën e golave për skuadrën tonë,ndërkohë që  pas 14 minutash u shënua edhe goli i barazimit nga Saranda Hasani.

Gjithçka po shkonte mirë për Kombëtaren shqiptare që kërkoi golin e tretë, por atë e gjetën vajzat e Malit të Zi që e çuan rezultatin 3-2 në minutën e 80 me Bojat për të cilën ky ishte goli i saj i dyte personal.

Por llogaritë e sfidës nuk u mbyllën këtu. Kombëtarja jonë përmbysi gjithçka në harkun e pak minutave. Lucie Gjini barazoi shifrat në 3-3, ndërkohë që Dafina Memedov dhe Arbiona Bajraktari shënuan golat që vulosën fitoren 5-3 të Kombëtares sonë.

Top Channel