Ranieri: Ëndrra u thye. Doja të qëndroja

25/02/2017 00:00

“Dje ëndrra ime vdiq”. Me këto fjalë e nis komunikatën e tij, Claudio Ranieri, trajneri i sapo-shkarkuar nga  klubi anglez i Leicester.

“Dëshira ime ishte të qëndroja këtu, edhe pas euforisë së fitores së Premier League. Është klubi që dua dhe do ta dua më shumë, por fatkeqësisht nuk mund të jem më këtu”, thotë Ranieri në deklaratën e tij.

Më tej, trajneri italian, si një zotëri i vërtetë, falënderon drejtuesit e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin, duke e përshkruar si një periudhë fantastike, punën në këtë klub.

Në fund të komunikatës, Ranieri ka edhe një mesazh për tifozërinë e Leicester.

“Më keni dashur dhe më keni bërë vend në zemrat tuaja. Ju dua edhe unë. Askush nuk mund të na hedhë poshtë atë që kemi arritur së bashku. Janë momente të paharruara mrekullie dhe lumturie që nuk do ti harroj kurrë. Ka qenë nder dhe kënaqësi të shpallesha kampion, bashkë me ju”, shprehet Ranieri.   

Top Channel