Marshimi për Zharrzën mbërrin në Durrës

24/02/2017 00:00

Protestuesit e Zharrzës, të cilët mbërritën në Durres ndalesën e fundit e kanë tek Ministria e Energjitikës në Tiranë. Kryetari i grevës shprehet se ndjehen të mashtruar, të injoruar nga qeveria dhe presin zgjidhje përfundimtare për problemin e tyre, që nuk ka asnjë lidhje me protestën politike të opozitës në kryeqytet.

“Ministria e Energjitikës. Kemi katër ditë që e themi. Ata që pyesin për çadrat e lirisë e kanë mendjen tek çadrat. Ne nuk kemi hallin e çadrave, ne kemi hallin e shtëpive dhe halli i shtëpive tona zgjidhet tek Ministria e Energjitikës dhe askund tjetër”, deklaroi për Top Channel njëri prej protestuesve.

Protestuesit kanë marrë mbështetje nga qytetarë durrsakë që kanë dalë tek plepat për t’i duartrokitur dhe për t’u dhënë mbështetje.

“Shtëpia e prishur nuk rindërtohet më. Ky është mashtrimi i radhës. Ne jemi gënjyer disa herë me letra të tilla dhe jemi të lodhur. Unë që marshoj këtu, jam kryetar i grevës, kam qenë i ngujuar 19 ditë”, thotë një tjetër marshues.

Top Channel