Ndërsa ceremonia e cmimeve Oskar vlerëson filmat më të mirë, njohësit e modës i kanë sytë tek tapeti i kuq, duke kërkuar yjet e veshura më mirë në natën e madhe.

Stilisti i vipave, Sem Saboura, shpreson se e nominuara Emma Stone, do të ketë një moment të ndritshëm.

“Ajo gjithnjë bën dicka që lë gjurmë, dicka unike, dicka jashtë kornizave. Unë e kam dashuruar lukun e saj Valentino, lukun McQueen, por do të doja dicka të rrallë për oskarët e këtij viti”, ka thënë Sem.

Stili i tapetit të kuq, do të jetë i vecantë këtë vit për Natali Portman, që pret fëmijën e dytë të saj nga dita në ditë.  “Mendoj se është një homazh i madh për gratë që mbajnë një fëmijë, të shohin se mund të jesh e modës, e shumëngjyrëshme e madje edhe të rrezikosh në stil, sic bëri ajo me një fustan të mrekullueshëm të bardhë të Diorit”, vijon Sem.

Ndërsa e nominuara për aktoren më të mirë mbështetëse, Viola Davis, është argëtuar me ngjyrat. “Për një grua të një moshe të caktuar, ajo gjithnjë shkëlqen në tapetin e kuq dhe me të vërtetë e zotëron lukun e saj. Është një grua e fortë dhe luku i saj është gjithnjë avangard dhe i hijshëm”, thotë Saboura.

Veterania e tapetit të kuq, Nikol Kidman, ka guxuar shumë me lukun e saj kohët e fundit, por guximi është paguar. Sidoqoftë, shumë supriza priten kur yjet e Hollivudit të shkelin tapetin e kuq të Oskarëve më 26 shkurt.

Top Channel