Lumi i Vlorës, Rama: Do i japë shtysë zhvillimit të turizmit

24/02/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të kërkuar shumë nga vlonjatët. Gjatë fjalës së tij Rama tha se ky projekt është me shumë rëndësi për zonën, dhe përfshin dhe ndërtimin e një sërë rrugësh të fshatrave.

“Rrugë që do i japë shtysë turizmit, zhvillimit rural të lidhur me turizmin, një aks i ri zhvillimi ekonomik dhe social dhe ishte e rëndësishme që ne të bënim çmos për të siguruar financimin, në kushtet kur e nisëm punën me një rrugë të lëna rrugëve nga ai që prapë në rrugë është dhe me një mal borxhesh për shiritat të prerë lart e poshtë nëpër shqipëri për të bërë inaugurime e pastaj për tu lënë shëndenë njerëzve.  Në kushtet kur na u desh të lanim borxhe kompanive dhe të bënim vazhdimin e atyre rrugëve të lëna rrugëve na u desh të përpiqemi për të siguruar këtë financim”, tha Rama.

Në fund të fjalës së tij Rama ka uruar ditëlindjen kreut të bashkisë së Selenicës Përparim Shametaj, që për Ramën edhe pse është me PD është njeri i punës. “E kemi me PD po e kemi të punës. Këtu në këtë zonë partia jonë është Vlora, se socialistë e se demokratë, në këtë zonë partia jonë është Vlora”, tha Rama.

Top Channel