Eliminimi në EL, Sousa pranë shkarkimit

24/02/2017 00:00

Trajneri portugez i Fiorentinës, Paolo Sousa duket se është pranë shkarkimit, pas eliminimit të ekipit vjollcë nga Europa League.

Menjëherë pas takimit, tifozët e Fiores kontestuan gjatë drejtuesit dhe trajnerin e ekipit dhe duket se do të jetë ky i fundit që do të paguajë ecurinë negative gjatë këtij sezoni.

Fiorentina është duke zhvilluar një sezon të keq, ku përveç eliminimit nga Europa League, edhe në kampionat nuk po arrin rezultate të mira dhe është shumë pikë larg zonës evropiane.

“Çdo humbje është një devijim nga objektivi jonë, i cili është të fitojmë çdo takim. Jam shumë i mërzitur për mënyrën sesi u eliminuam sot, por duhet të punojmë shumë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë zhgënjyese”, u shpreh trajneri pas ndeshjes.

Gjithsesi, duket e vështirë që Sousa-s ti jepet një tjetër mundësi për të punuar me ekipin e Fiorentina-s.  

Top Channel