Vasili për letrën: Thirrje për të qënë korrekt me Kushtetutën

22/02/2017 00:00

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili shpjegon arsyet se përse e shkroi letrën për rolin e Bordit të OMN, e cila  iu dërgua institucioneve dhe ambasadave të huaja, për të shmangur çdo lloj atakimi në të ardhmen dhe për të konsoliduar zbatimin e Vetingut.

“Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht. Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të pres përgjigje pasi vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën. Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e kushtetutës dhe ligjit përkatës për vetting-un, pasi një qendrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur. Pra, hap rrugën pa kthim për vetting-un në Shqipëri”, thotë Vasili.

Duke zgjedhur komunikimin me letër, Vasili iu drejtua Presidentit, kryeparlamentarit, kryeministrit dhe ambasadorëve Lu dhe Vlahutin me dyshimet e tij për kushtetueshmërinë e Bordit të Menaxhimit të OMN, ndërsa dozat e kritikave i përforcoi në të njëjtën linjë edhe ministria e Integrimit, Klajda Gjosha.

Top Channel