Kukësi: Faleminderit arbitrit!

21/02/2017 00:00

Në futbollin shqiptar duket se përbën lajm fakti që një skuadër nuk shpreh asnjë pakënaqësi ndaj arbitrimit apo dhe organizimit të një ndeshjeje nga skuadra kundërshtare.

Kjo ka ndodhur me Kukësin në përfundim të sfidës së zhvilluar me Laçin, ku verilindorët jo vetëm që nuk patën ankesa, por përkundrazi, nuk ngurruan të vlerësojnë arbitrin Eldorian Hamiti.

Në një komunikatë për shtyp, Kukësi vlerësoi skuadrën e Laçit për mënyrën e organizimit të sfidës, duke theksuar se situata me tifozerinë e saj ishte në kontroll të plotë.

Përsa i përket gjykimit të arbitrit Haliti, Kukësi e cilësoi atë shumë të mirë dhe korrekt.

Sfida mes Laçit dhe Kukësit përfundoi 0-0 dhe për ekipin e Ernest Gjokës e vetmja keqardhje është mosmarrja e 3 pikëve në këtë përballje.

Top Channel