Vlorë, grabiten dy karburante gjatë natës

20/02/2017 00:00

Dy pika karburanti janë grabitur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Njëra në hyrje të qytetit, ndërsa pika tjetër në lagjen “Pavarësia”.

Sipas policisë, dy persona të dehur, me një armë lodër në dorë, kanë kërcënuar punonjësit e karburanteve, duke marrë 150 mijë lekë të vjetra tek njëri karburant dhe 40 mijë lekë të vjetra tek karburanti i dytë.

Policia ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë dhe po punon për kapjen e dy personave.

Top Channel