Sekuestrohet në Porto Palermo prona me vlerë 2.5 milionë euro

18/02/2017 00:00

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sipërfaqe toke prej 20 mijë metrash katrorë në Porto Palermo, e cila ishte përvetësuar nga një 60-vjeçar nga Tirana.

Sipas burimeve zyrtare Robert Koçi nga Tirana ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh dhe pastrimt të produkteve të veprës penale, dhe është arrestuar nga policia.

Nisur nga proçcedimi është bërë dhe sekuestrimi i tokës, vlera e së cilës shkon në rreth 2.5 milionë euro.

Top Channel