Opozita nisi me përpikmëri protestën e saj. Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërritën para godinës së Kryeministrisë në orën 12:00.

Parashikohet që përveç drejtuesve të opozitës, protestuesve t’u adresohen edhe qytetarë të thjeshtë, artisë e të tjerë.

Lulzim Basha ka deklaruar disa herë se në këtë protestë do të bëhet publik një vendim i madh i opozitës dhe deri në mësimin se cili është ky vendim, duhet pritur fjala e vetë kreut të PD-së.

Basha ka deklaruar gjithashtu se demokratët janë të vendosur që të largojnë “të keqen”, që sipas tij është qeveria, ndërsa për kohëzgjatjen e protestës, ka deklaruar se ajo është në dorë të qytetarëve.

Ndërkohë, policia tha për Top Channel se nuk pret trazira gjatë protestës, megjithëse shton se mungesa e një orari për përfundimin e saj bie ndesh me ligjin për tubimet.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel