Vettingu, gati lista e grupimeve të shoqërisë civile

11/02/2017 00:00

Avokati i Popullit ka publikuar këtë të shtunë emrat e grupimeve të interesuara për të qenë pjesë e Komisionit të Shoqërisë Civile, që do të angazhohet në procesin e Vettingut.

Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se grupet janë:

1. Fondacioni “Grupi i të Drejtave të Njeriut”
2. TLAS
3. Fondacioni Shoqëri e Hapur për Shqipërinë
4. Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë
5. Qendra Europiane
6. Biblioteka Kombëtare e të Verbërve
7. Instituti Kombëtar i Ekspertizës së Personave me Aftësi të Kufizuar

Organizatat e shoqërisë civile që kanë shprehur interes, vijon njoftimi i AP, duhet të plotësojnë tre kritere ligjore.

1. Të jenë të regjistruara sipas legjislacionit përkatës;
2. Të punojnë në fushën e sistemit të drejtësisë ose të të drejtave të njeriut;
3. Të kenë zbatuar projekte në këtë fushë të paktën 5 vitet e fundit.

Avokati i Popullit shton se brenda një afati 10-ditor do të verifikojë plotësimin e kritereve nga këto organizata.

Në rast se më shumë se 5 prej tyre plotësojnë kriteret, mbledhja e parë e këtij komisioni do të përzgjedhë me votim të fshehtë ato që do të jenë anëtare të këtij komisioni.

Kësaj liste mund t’i shtohen edhe organizatat e tjera të shoqërisë civile, të cilat mund të kenë shprehur interesin e tyre duke e dërguar dokumentacionin përkatës në rrugë postare.

Top Channel