Rita Ora dhe Justin Bieber në bashkëpunim?

07/02/2017 00:00

Rita Ora duket se më në fund rikthehet në muzikë. Ylli i popit bën të ditur se do të bashkëpunojë me një prej yjeve muzikore në botë.

Ajo ka postuar në Snapchat një video teksa performon baladën klasike “All my life” dhe Justin Bieber që luan në piano.

Pavarësisht se nuk po performonin ndonjë këngë të re, fansat menduan menjëherë se Ora dhe Bieber po punojnë së bashku për një këngë të re.

“Mos Justin Bieber dhe Rita Ora po bashkëpunojnë?!”, shkruan një fans i tyre në Twitter. Shfaqja e Bieber në Snpachat e Rita Orës vjen pas rikthimit të këngëtarit në Instagram.

Top Channel