Britani, rekordi i Elizabeth II

06/02/2017 00:00

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, e cila është monarkja e 63-të në historinë e familjes mbretërore angleze, thyen rekordin e qëndrimit në fronin mbretëror, prej 65 vitesh, duke qenë e para monarke që arrin të qëndrojë kaq gjatë nga të gjithë paraardhësit e saj.

Në moshën 90-vjeçare, ajo gëzon përgjithësisht një shendet mjaft të mirë për moshën e saj.

Elizabeth II u vu në krye të Monarkisë britanike më 6 shkurt të vitit 1952, pas vdekjes së babait të saj. Para dy vitesh, në shtator të 2015-s, ajo theu një tjetër rekord, duke u shndërruar në monarken më të gjatë në fron, duke thyer rekordin e mbajtur deri në atë vit, prej 63 vitesh, 7 muajsh, 2 ditësh, 16 orësh dhe 23 minutash, e që mbahej nga stër-stërgjyshja e saj, Mbretëresha Victoria.

Mbretëresha e Britanisë është e martuar me Princin Philip, kushuririn e saj të larget, djalin e Princit Andreë të Greqisë dhe stër-stërnipin e Mbretëreshës Victoria.

Me rastin e 65-vjetorit të qëndrimit të saj në fron nuk do të ketë festime zyrtare. Mbretëresha Elizabeth II mbetet një figurë mjaft e respektuar për publikun britanik dhe në mbarë botën, e konsiderohet si epitomia e Monarkisë në tërë kuptimin e saj.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel