Liqeni i Prespës së Vogël, i mbushur me kallamishte, jo vetëm që nuk ofron perspektivë turistike për këtë zonë, por ka vështirësuar edhe peshkimin.

“Këtu vetëm peshkimin kemi pasur, por nuk futesh dot më me varka”, thotë Taulant Bostanxhi, një banor i zonës.

Shkatërrimi i këtij liqeni ka nisur në periudhën e komunizmit, kur ujërat e kanalit të Vëntrokut, nga rrjedha e lumit Devoll, u devijuan në Prespë.

“Po të ishte i pastër, këtu do të kishte lokale, taverna e çdo gjë, ndërsa tani nuk ka fare turizëm”, shton banori.

Ky liqen, pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, është degraduar sot në një moçalishte të madhe, duke bërë që liqeni jo vetëm të humbasë bukurinë natyrore, por të jetë i pamundur kthimi i tij në gjendjen e mëparshme.

Top Channel