Zbulohen të fshehtat e David Beckham

04/02/2017 00:00

David Beckham është bërë viktima e fundit e hakerave, të cilët kanë zbuluar e-mailet, ku shkruhej se David përdorte punën e tij vullnetare si pjesë të një fushate për të fituar status. Ish-kapiteni i Anglisë është akuzuar se ka ofenduar komisionin e dekoratave si dhe ka refuzuar të japë para për bamirësi.

Mbrëmjen e kaluar, zëdhënësi i Beckham ka hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se e-mailet janë vjedhur dhe përpunuar nga adresa e tij personale,

Në disa prej e-maileve thuhet se Beckham, një ambasador i UNICEF, ka kërkuar nga shoqata e bamirësisë 6.685 paund për një fluturim të klasit të biznesit për të qenë i pranishëm në një event në Azi edhe pse sponsorat i kishin siguruar një avionë privat. Sipas e-maileve, Beckham e ka përdorur punën në shoqatat e bamirësisë thjesht për të fituar një dekoratë.

Top Channel