Finalja e Super Bowl, “ethet” prekin edhe hapësirën

04/02/2017 00:00

Ethet e finales se Super Bowl mes New England dhe Atlanta-s kanë arritur deri në hapësirë. Astronautë amerikanë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor u shfaqën teksa kishin  në duar fanelat e dy skuadrave finaliste.

Ishte vete NASA që publikoi videon e dy astronautëve që po bënin përzgjedhjen e tyre për fanelat e New England e Atlanta-s. Komandanti Kimbrough preferoi fanelën e “Falcons”, ndërsa inxhinierja e fluturimit Peggi Whitson zgjodhi atë të Patritos, për të dërguar më pas edhe mesazhet e tyre të urimit në drejtim të këtyre skuadrave.

Ndeshja mes Atlanta-s dhe New England do të luhet të dielën, por austronautët do të kenë mundësi ta shohin atë vetëm një ditë më pas.

Top Channel