Urdhri i Trump, mbi 100 mijë viza janë revokuar

03/02/2017 00:00

Mbi 100 mijë viza janë revokuar si pasojë e urdhrit ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili u ndalonte udhëtimin shtetasve nga 7 vende me shumicë myslimane.

Lajmi është bërë publik nga një avokat i qeverisë, i pranishëm në një gjykatë federale në Alexandria këtë të premte.

Shifrat dolën gjatë seancës dëgjimore të një procesi gjyqësor të nisur nga avokatët mbrojtës të dy vëllezërve jemenas, të cilët mbërritën në Aeroportin ndërkombëtar “Dulles” ditën e shtunë, e që menjëherë u kthyen mbrapsht me një fluturim drejt Etiopisë, në zbatim të urdhrit ekzekutiv të presidentit amerikan.

Avokati i qeverisë, gjithsesi, tha se nuk mundej të tregonte sesa njerëz me viza ishin kthyer mbrapsht në vendet e tyre, nga Aeroporti “Dulles”, në zbatim të moslejimit të futjes së tyre në SHBA.

Top Channel