I dehur në timon, dënim i rëndë për yllin e Liverpool

01/02/2017 00:00

U ndalua në prag të Krishtlindjeve teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur dhe ditën e sotme ka marrë dënimin e rëndë.

Ylli i Liverpool, Roberto Firmino nuk mund të drejtojë për një vit automjete pasi i është pezulluar leja e drejtimit, ndërsa ka marrë edhe një gjobë prej 20 mijë paund.

Pas dënimit, ai ka kërkuar falje për shkeljen e kryer. “I kërkoj falje pa rezerva klubit, menaxherit, shokëve dhe mbështetësve”, tha Firmino.

Pas shkeljes, sulmuesi brazilian duket se ka marrë edhe një dënim nga klubi, por që nuk kanë pranuar ta bëjnë publik atë.

Top Channel