Klubet franceze, 164.5 mln euro shpenzime në janar

01/02/2017 00:00

Klubet e futbollit zakonisht ndërhyjnë në merkaton e janarit për të plotësuar më mirë skuadrën dhe jo për të bërë blerje me një kosto të lartë.

Por në Francë duket se ka ndodhur e kundërta, me Paris Saint Germain, Marseille e Lion që u shfaqën shumë aktive. Në total skuadrat e Ligue 1 shpenzuan në merkaton e janarit 164.5 milionë euro, shifër që nuk është parë ndonjëherë në vendin transalpin në këtë periudhë.

Padyshim skuadra kampione në këtë pikë është Paris Saint Germain. Skuadra pariziene gjatë këtyre ditëve u përforcua me Julian Draxler duke paguar për të 40 milionë euro dhe me portugezin Guedes për të cilin e pagoi Benfica-s plot 30 milionë Euro.

Olimpique i Marseille nuk qëndroi aspak duarkryq. nën drejtimin e pronarit të ri amerikanit Mccourt skuadra e Rudy garcias i shtoi radhët e saj me Patrice Evra i marrë me parametra zero nga Juventus, Dimitry Payet për të cilin u shpenzuan 30 mln euro dhe Sanson për të cilin derdhi në arkat e Monpellier 9 milionë euro.

Lioni, që kaloi 20% të kapitalit të tij te biznesmenët kinezë u kundërpërgjigjën me Memphis Depay pasi i pagoi Manchester United 18 milionë euro.

Top Channel