Bundesliga, Leipzig ruan diferencën ndaj Bayern

28/01/2017 00:00

Bayern dhe Leipzig nuk gabojnë në ndeshjet e tyre të radhës në Bundesliga. Skaudra bavareze fitoi në Bremen ndaj Werder me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në kuotën e 45 pikëve.

Arjen Robben shënoi golin e parë për kampionët e Gjermanisë, ndërkohë që Alaba në minutat shtesë të pjesës së parë i çoi shifrat në 2-0. Në minutën e ‘53 Werder Bremen shkurtoi diferencën në 2-1 me Kruse.

Me rezultatin 2-1 fitoi edhe Leipzig në përballjen me Hoffenheim, duke e ruajtur diferencën prej 3 pikësh me kryesuesit e Bayernit.

Top Channel