As Pato s’i rezistoi milionave kineze

28/01/2017 00:00

Mungon vetëm zyrtarizimi. Alexandre Pato bëhet lojtari i radhës që lë Europën për t’u transferuar në Kinë.

Ish-lojtari i Milanit, e së fundmi i Villarrealit në Spanjë, aktualisht ndodhet në Romë ku do të kryejë vizitat mjekësore me klubin e tij të ri të Tianjin. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, atëherë braziliani do të bëhet menjëherë pjesë e grupit të futbollistëve të drejtuar nga italiani Cannavaro.

Nga marrëveshja e arritur mes palëve, Pato do të nënshkruajë një kontratë për 6 sezone, ku do të përfitojë 72 milionë euro.

Këtë sezon me Villarrealin, Pato arriti të shënonte vetëm 2 gola në 6 ndeshje ku u aktivizua si titullar.

Top Channel