Shembet miniera në Lajthizë, vdes minatori

27/01/2017 00:00

Një minator ka humbur jetën sot gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në një minierë kromi në zonën e Lajthizës në Tropojë. 

Policia konfirmon se minatori gjeti vdekjen rreth orës 12:00 ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe po hetohet për zbardhjen e tyre.

Top Channel