Shpërthimi “matematikor”, 19 godina shemben në 10 sekonda

23/01/2017 00:00

Nëse doni të dini se ç’mund të bëjnë 5 tonë eksplozivë për 10 sekonda, demostrimi më i mirë vjen nga Kina.

Autoritetet lokale në qytetin Wuhan shembën 19 ndërtesa të vjetra njëkohësisht, për të hapur vendin për ndërtime të reja.

Por vendndodhja e ndërtesave të vjetra në mes të qytetit ishte një problem mjaft serioz, pasi shpërthimi mund të dëmtonte ndërtesat e tjera aty, e mbi të gjitha linjën hekurudhore.

Megjithatë, ekipet e xhenierëve kinezë kanë treguar një zotësi të jashtëzakonshme, pasi as edhe një cifël nuk doli nga zona e llogaritur për shpërthimin dhe nuk u regjistrua asnjë dëm anësor.

Shembja e ndërtesa të vjetra është shndërruar në një spektakël për shkak të shpërthimeve të kontrolluara, ndërsa eliminimi i 19 ndërtesave njëkohësisht vendos një rekord të ri në këtë fushë, që s’mund të kalonte pa vëmendje publike.

Top Channel