Tiranë, qëlloi me armë, arrestohet 19-vjeçari

22/01/2017 00:00

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet pasi qëlloi me armë zjarri në ajër. Stivi Haka, banues në Tiranë, u vu në prangat e uniformave blu pasi dyshohet se bëri qitje në ajër me një armë zjarri automatike.

“Rreth orës 15:00, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur informacion se në rrugën ‘Coca Cola’, zona e Nishtullës 3, ka të shtëna me armë zjarri,” njofton policia.

Në kontrollin e territorit që u bë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja model 56. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të riut u sekuestruan gjithashtu një armë zjarri automatike model 56 me një krehër dhe 20 fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Prishje rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Top Channel