Maratona e Dubait, zhgënjen Bekele, braktis garën

20/01/2017 00:00

Maratona e Dubait u shoqërua me një zhgënjim të madh. Kenenisa Bekele nuk e arriti dot objektivin e tij për të vendosur rekord të ri botëror dhe u detyrua të tërhiqej në gjysmën e garës për shkak të një problemi muskulor në pulpë.

Gjithçka ndodhi në momentin kur Bekele po regjistronte një kohë që do ta thyente rekordin e vendosur në vitin 2014 nga Denis Kimeto.

Atleti etiopian u përpoq të rezistonte dhe të përfundonte maratonën, por në fund u detyrua të dorëzohej duke e kaluar rolin e protagonistit tek bashkëkombasi i tij  Tamorat Tola, i cili në fund rezultoi fituesi i maratonës së Dubait.

Etiopiani e mbylli garën me kohën 2 orë 4 minuta e 11 sekonda duke vendosur një rekord të ri për kompeticionin, por nuk mundi të thyejë atë të Kimetos të vendosur në Berlin. Në vendin e dytë dhe të tretë u pozicionuan atletë të tjerë nga Etiopia, Mule Wasihun dhe Sisay Lemma.

Top Channel