Planet vendore, 130 mln lekë për 7 bashki

19/01/2017 00:00

Shtatë bashki do të mbështeten financiarisht nga qeveria  për hartimin e planeve të përgjithshme vendore.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, në një takim me kryebashkiakët e Pukës, Gramshit, Belshit, Përmetit, Këlcyrës, dhe Kolonjës ka deklaruar se, në buxhetin e vitit 2017 janë 129.8 mln lekë të planifikuara për hartimin e PPV-ve në këto bashki.

“Së shpejti do të finalizohen planet vendore në bashkitë që mbështetëm vitin e kaluar. Respektoni afatet për hartimin dhe miratimin e planeve në Këshillat Bashkiakë”, u ka thënë Gjermeni të pranishëmve.

Top Channel