Futbolli i femrave, Shqipëria dhe Kosova kundër njëra-tjetrës

19/01/2017 00:00

Nuk zgjati shumë dhe ashtu siç parashikohej, sporti do të përball Shqipërinë dhe Kosovën si dy shtete kundërshtare.

Kështu ndodh me ndeshjet Eliminatore për Kupën e Botës Francë 2019 në futboll për femra. Shorti i hedhur mesditën e së enjtes në Nion të Zvicrës ka nxjerrë në grupin 2 Shqipërinë, Kosovën, Greqinë edhe Maltën.

Të gjitha këto ndeshje të fazës paraeliminatore do të zhvillohen në Shqipëri. Në total marrin pjesë 46 skuadra me një koeficient relativisht të ulët dhe këto katër grupet do të zhvillojnë një miniturne nga i cili do të kalojë më tej në fazat e tjera të të botërorit 5 skuadra.

Ky edicion i këtyre paraeliminatoreve do të jetë i veçantë për Kosovën, e cila do të debutojë me skuadrën e femrave në një aktivitet ndërkombëtarë dhe për Andorrën gjithashtu.

Faza e parë e paraeliminatore do të luhet në Shqipëri, Ishujt Faroe, Gjerorgji dhe Lituani nga datat 6 deri më 11 prill.

Top Channel