Manovra sekrete ushtarake nga Britania e Madhe

19/01/2017 00:00

Pa njoftuar median, në sekret të plotë dhe vetëm me një fotografi në Twitter, Ministria britanike e Mbrojtjes ka njoftuar në orët e para të ditës së sotme manovrën ushtarake të transportimit të tankeve britanike drejt Francës dhe në kthim, për të testuar rrjetin hekurudhor në rast të një pushtimi të Evropës Lindore.

Transportimi është kryer në tunelin nëndetar poshtë La Manshit, që lidh me herkurudhë Britaninë me Francën, e cila komandohet nga ushtria në rast krizash. Ushtria britanike ka linjën e vet hekurudhore posaçërisht për ushtrinë, e cila lidhet me rrjetin kombëtar të hekurudhave, ndërkohë që përdorin kontraktor privat për lëvizjen e mjeteve ushtarake në Kanalin e Anglisë, siç e quajnë anglezët ose në La Mansh sipas francezëve.

Manovra ushtarake është kryer në kuadër të operacioneve të NATO-s në mbarë Evropën kohët e fundit për të testuar logjistikën dhe infrastrukturën. Britania dërgoi 500 trupa vitin e kaluar në Estoni, ndërkohë që avionët britanikë “Typhoon” do të dërgohen në Rumani gjatë muajve të ardhshëm.

Britania sapo ka marrë komandën e Taks Forcës së Gatishmërisë së Lartë të NATO-s, forca që janë në gatishmëri për të reaguar në rast të ndonjë sulmi ndaj çdo vendi të NATO-s brenda 48 orësh. Kryeministrja Theresa May deklaroi dy ditë më parë në fjalimin e saj të Brexit se Britania do të punojë edhe në të ardhmen për sigurinë dhe paqen në Evropë dhe Ballkan, si deri më sot.

Top Channel