Peza: Mirëpres hetimin e ILDKPKI, të veprojë me paanshmëri për këdo

16/01/2017 00:00

Deputeti socialist Alfred Peza mirëpret hetimin administrativ të ILDKPKI për pasurinë e tij. Në një status në Facebook deputeti socialist thotë se inkurajon institucionin që ti shkojë deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm hetimit.

“Mirëpres kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKPKI ka nisur sot në lidhje me pasurinë e familjes time. Inkurajoj ILDKPKI t’i shkojë deri në fund, me shpejtësi, paanësi dhe profesionalizëm këtij hetimi të thellë e shterues. Nxis institucionin që me të njëjtën ndjeshmëri dhe seriozitet të hetojë këdo nga të zgjedhurit e Kuvendit të Shqipërisë, të zgjedhurit lokalë dhe persona të tjerë subjekt i hetimit nga ana e këtij institucioni, sot e në vazhdimësi, për të cilet ka patur, ka apo do të ketë indicie të njëjtë apo të ngjashme”, shkruan Peza.

Top Channel