Era nuk “fryn” dot

13/01/2017 00:00

Në fillim të muajit dhjetor, Era Istrefit iu bë një surprizë në Top Albania Radio, ku këngëtares iu njoftua “live” se ishte fituesja e 10-të e “European Border Breaker Awards 2017.

Mbrëmjen e 11 janarit është organizuar ceremonia e ndarjes së çmimeve, në të cilën Era e ka patur të pamundur të jetë e pranishme për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ku para disa ditësh pësoi një incident.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Bonbon” ka treguar se në mungesë të saj, çmimi është pranuar nga David Bradley.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel