Rritet me 10% konsumi i energjisë, Gjiknuri: Shpërblim punonjësve të OSHEE-së

09/01/2017 00:00

Konsumi i energjisë elektrike është rritur me 10 për qind ditët e fundit, nga konsumatorët që furnizohen në rrjetin e Shpërndarjes. Shifrat e OSHEE-së flasin për 24 mijë megaËat/orë energjie në ditë, nga rreth 22.230 megaËat/orë që ishin në ditët e para të janarit.

Ndërsa krahasuar me mesataren e dhjetorit, rritja është edhe më e madhe.

“Kemi një rritje të ditëve të fundit me rreth 10 për qind të ngarkesës së parashikuar, ose 1.500-1.600 megaËat/orë në ditë, ndërkohë që ka një rritje shumë më të madhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2016, që është në nivelet e 3.000 megaËat/orë në ditë”, tha Elton Sevrani, drejtor i Tregut të Energjisë, OSHEE.

Ndërkohë ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, dhe administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, ishin në Kukës, ku inspektuan nënstacionin në Rexhepaj. Ky rajon verior ka qenë më i prekuri nga defektet, si pasojë e temperaturave të ulëta.

Për Gjiknurin, avaritë janë riparuar në kohë rekord. Për gatishmërinë dhe punën e bërë, rreth 1.800 punonjës të OSHEE-së do të marrin shpërblim nga kompania.

“OSHEE ka parashikuar një shpërblim shtesë për të gjithë punonjësit dhe ne duam që t’ia njoftojmë këtë të gjithë njerëzve që kanë qenë në gatishmëri”, tha ministri i Energjisë, Gjiknuri.

“Ky është tregues se investimet që ka bërë kompania gjatë këtyre dy viteve po japin rezultat dhe rezultati më i mirë është kapërcimi i situatës mes këtyre kushteve klimatike ekstreme”, tha Ardian Çela.

OSHEE garanton furnizmin me energji elektrike pa ndërprerje. Importet janë siguruar për të gjithë periudhën e janarit dhe, në koordimin me prodhimin vendas, do të lëvrohen edhe sasitë e energjisë nga jashtë.

Top Channel