Aksi Maqellarë-Peshkopi, Dervishaj: I kalueshëm vetëm me zinxhirë

06/01/2017 00:00

Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj dhe deputeti Përparim Spahiu kanë inspektuar ndërhyrjen në aksin Maqellarë-Peshkopi.

Dervishaj deklaroi se nuk ka makina të bllokuara, por problem mbetet era e fortë që kthen borën e pastruar në rrugë.

“Aktualisht janë duke punuar disa makineri, por kushtet e motit janë shumë të ashpra në këtë segment. Aktualisht nuk ka makina të bllokuara, por problem është era e fortë që kthen borën e pastuar në rrugë”, tha Dervishaj.

Ministri i Transportit apeloi për kujdes dhe iu kërkoi drejtuesve të makinave që të mos lëvizin pa zinxhirë.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes dhe mos të lëvizin pa zinxhirë në këtë pjesë të rrugës. Jemi në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike në akset kombëtare”, vijoi Dervishaj.

Top Channel